“Ronaldo e meriton Topin e Artë”

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë.

Portugezi është në mesin e favoritëve për të fituar për të gjashtën herë në karrierën e tij Topin e Artë, që njihet si trofeu më i rëndësishëm individual për futbollistë.

33 vjeçari në garë për këtë trofe, konkurrent të fortë ka ish bashkëlojtarin e tij te Real Madrid, Luka Modric.

“Cristiano Ronaldon e meriton Topin e Artë për çdo gjë që ka bërë këtë vit, për golat dhe fitoret”, ka deklaruar Allegri, përcjell lajmi.net.

“Për ne ai është një vlerë e shtuar, sepse ka sjellë eksperiencë ndërkombëtare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme