Atentate, ekzekutime, shpërthime me eksploziv etj, të cilat po kthehen në normalitet në Shqipëri, duket se janë rezultat i luftërave dhe zhvillimeve të forta në botën e krimit.
Pikërisht këtë situatë, ka analizuar edhe gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha në emisionin ‘Byro Politike’, ku foli për ‘rotacione’ që po ndodhin në kupolën e botës se krimit në vendin tonë.
Sipas tij po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe vendin e tyre, po e zënë disa kriminelë të rinj.
Gjithashtu Hoxha ka thënë, se grupet kriminele vijojnë që të qëndrojnë në Shqipëri edhe pas atentateve dhe ekzekutimeve, pasi ndihen më të sigurt këtu se jashtë vendit.
‘Përsa kohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, e ndjejnë veten më të sigurt se jashtë. Kanë nxjerrë eskortë në mes të qytetit të Elbasanit, nuk i ndalon askush. Kam vënë re një tendencë, pasi shqiptarët vërtet kanë pasur sukses në trafik, por nuk janë një kartel. Nuk kemi një mafie të mirëfilltë. Logjika e krímit është me kosto sa më ulët për të pasur një marzh fitimi’, ka thënë Hoxha.
© SYRI.net