Ministri gjerman për Evropë Michael Roth, thotë se ndjehet përgjegjës për premtimin se nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, do të nisin negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
Në intervistën e përbashkët me zv.kryeministrin Nikolla Dimitrov për “Die Welt”, Roth thotë se evropian besnik, ai çdo herë është optimist.
“Kemi dhënë premtim se gjatë kryesimit tonë me Këshillin do të tentojmë të marrim dritë të gjelbër për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Dhe unë ndjehem borxhli ndaj këtij premtimi. Bisedimet nuk janë të pasuksesshme, por duhet të bëhet më shumë”.
“Në mbledhjen e Këshillit të ministrave thuajse të gjitha delegacionet edhe një herë theksuan se marrëdhëniet dypalëshe në mes dy vendeve duhet të mbeten tek ata. Dhe tani duhet të fokusohemi tek çështjet qendrore, që janë të rëndësishme për nisjen e negociatave”, ka thënë Roth.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje të rëndësishme me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe për këtë duhet të shpërblehet.