Rraha mundohet të shkruaj, por e dreqos fare

Sekretari i AKR’së, Rrahim Pacolli, ka publikuar një foto në takim me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, të cilin e quan ‘shik’ në mbishkrimin e saj.

Në rrjetet sociale nuk kalojnë pa u komentuar fjalët e shkruara gabimisht, që më tej marrin kuptim tjetër. Një të tillë e ka bërë edhe Rrahim Pacolli, i cili ka postuar një fotografi me Sami Lushtakun.

Pacolli, sic duket, ka dashur të tregojë për miqësinë që e ka me ish-kryetarin e Skenderajt, por në vend se ta quaj ‘shok’, e ka quajtur ‘shik’.

“Me shikun tim Sami Lushtakun per drek”, ka shkruar fillimisht Pacolli në Facebook.

Me pas këtë e ka përmirësuar duke treguar se drekën po e ha me mikun e tij./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme