Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dhunuan brutalisht një 21-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Në pranga ranë shtetasit:
• F. F., 18 vjeç
• M. D., 21 vjeç
• S. T., 19 vjeç
të tre banues në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Mihal Popi”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, të dyshuarit e goditën me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit dhe identifikimit të autorëve, të tre agresorët u vunë në pranga. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.



