Rrahen 5 persona në Grabovc

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur pesë të dyshuar meshkuj, në fshatin Grabovc të Fush Kosovës.

Tre nga këta persona kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet që është përdorur gjatë rrahjes. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme