Rrahen dy zyrtarët e lartë të MPJ, i pret pezullimi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar një përleshje fizike për “arsye banale” që ka ndodhur mes Sekretarit të kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, dhe një zyrtari të lartë, Vlorat Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj i cili edhe ka paralajmëruar masa.

“Po, ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë çfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disiplinor do të mblidhet dhe pezullojë të dy zyrtarët”, ka thënë Prenkaj për Koha.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme