Një njeri i pastrehë i cili është rrahur brutalisht dhe djegur nga disa persona në Beograd, ka ndërruar jetë., raporton Blic.
Me gjithë luftën e madhe të ekipit mjekësor nuk është arritur që t’i shpëtohet jeta personit në fjalë. Trupi i tij 70 përqind ishte prekur nga djegie të rënda ku theksohet se sulmuesit para djegies kishin torturuar atë me dhunë, rrahje dhe grabitje.



