Rrahim Pacolli tregon nëse AKR-ja do të largohet nga Qeveria pas dorëheqjes së Sefajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i ministrisë. Kjo u bë e ditur përmes një letre të dërguar nga AKR, parti në të cilën është Sefaj.

Kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit, ia kishte kërkuar ditë më parë kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Ai kishte kërkuar që Flamur Sefaj të jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, dhe Driton Gashi nga drejtori i AKI-së.

Shkak për këtë kishte qenë aksioni për arrestimin dhe deportimin e gjashtë “gylenistëve”, për në Turqi.

Në një prononcim për Insajderi, sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli u shpreh se AKR do të qëndrojë në koalicion me PAN-in.

Arsyeje për këtë gjë sipas tij është që Sefaj është dorëhequr e nuk është shkarkuar.

“Ai ka vepruar sikur në shtetet perëndimore. Kur është një ministër nën hetime ai duhet të dorëhiqet. Prandaj, AKR do të qëndrojë në qeverinë Haradinaj, sepse Sefaj dha dorëheqje e nuk u shkarkua. Po të kishte ndodhur e kundërta, unë kam thënë se nuk do të kishte pasur arsye që të qëndrojmë edhe më tutje pjesë e qeverisë”, ka thënë Pacolli.

Mbrëmë Pacolli kishte thënë se AKR-ja largohet nga Qeveria nëse Flamur Sefaj nuk e vazhdon punën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme