Pas zhvillimeve të fundit ku shteti gjakatar serb provokoi shqiptarët me anë të nisjes së trenit në drejtim të shtetit të Kosovës, të veshur me ikona kishtare ortodokse dhe sllogane Kosova është Serbi, pas këtij provokimi të rëndë sigurisht se përkrahja e shtuar e aleatëve tanë ditëve të fundit nuk ka munguar, mirëpo reagimi dhe mbështetja e Presidentit Erodgan është e bazuar në lidhjet e ngushta historike të të dy popujve.
Shteti luftënxitës Serbia kësaj radhe e merr përgjigjen e merituar nga presidenti Erdogan marrë parasysh faktin që ka të bëjë edhe me ndjenjën e drejtësisë, pasi presidenti Erdogan dhe qeveria e tij, që janë zgjedhur në mënyrë demokratike, në çdo rast është dëshmuar si mik i madh i shqiptarëve. Për Turqinë dhe presidentin Erodgan çdo cenim i interesave të shqiptarëve në rajon është dëshmuar që janë akte të papranueshëm. E mira është që ajo përkrahje e shtuar e ditëve të fundit, të mbetet si solidarizim i një burrë shteti si presidenti Erdogan. Ky mesazh që vie nga presidenti Erdogan duhet të shihet si një rreze e diellit që ngrohë shtetin e Kosovës në këto ditë të ftohta. Në zhvillimet e hovshme në rajon dhe më gjerë, shteit turk bën me dije shprehimisht që askush nuk mund të cenoj shtetin Sovran të Kosovës, siç e kemi dëgjuar shpeshherë duke thënë Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Faleminderit President Erdogan. Rr.P