Babai bashkë me një familjarë tjetër ka sulmuar djalin e tij, duke bërë që i njëjti të raportoj rastin në polici.
Mirëpo sipas policisë, të dyshuarit pasi janë intervistuar kanë mohuar se e kanë rrahur raportuesin, duke shtuar se i njëjti është me probleme psikike.
Ngjarja na ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 19:30.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë për arsye të panjohura e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili është biri i njërit nga të dyshuarit. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë mohuar se e kanë rrahur por sipas tyre i njëjti ka probleme psikike”, bën të ditur policia.
Pas kësaj viktima pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.