Katër persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në fshatin Shipashnicë e Ulët, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, të dyshuarit kanë pëduar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësorë.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa dy tjerë kanë mbet në tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në raport.