Tre persona janë arrestuar pasi për shkak të një mosmarrëveshje rreth transportit të udhëtarëve janë përfshirë në rrahje.

Në raportin e Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:30 në sheshin “Ndue Përlleshi”, Klinë.

Sipas raportit, tre personat kanë pësuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë marrë tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit  për shkak të një mosmarrëveshje rreth transportit të udhëtarëve janë përfshirë në rrahje  dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, ata kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri lirohet ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/