Pasditen e së mërkurës dy persona në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë janë rrahur mes vete. Në përleshjen mes dy personave janë përdorur edhe mjete të forta e të mprehta.
Për këtë rast në stacion policor është shoqëruar një 17 vjeçar.
Nga policia e Kosovës kanë bërë të ditur se E.H 17 vjeç i kanë gjetur dy thika, një boks metali, një shufër metalike si dhe një mjet të mprehtë shpues.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta. Nga përdorimi i tyre njëri nga ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar edhe të dyshuarin; E. H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar; Dy mjete të mprehta ( thika) Një boks metali, një shufër metalike, si dhe, një mjet të mprehtë shpues”, tregojnë policia nëpërmjet një njoftimi.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për tu proceduar më tutje./Kosovapress