Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka shpjeguar punën që është bërë në drejtim të fillimit të implementimit të ligjit për sigurimet shëndetësore.
Ai nuk ka dashur të merret me deputetët që akuzuan atë për dështim në sektorin e shëndetësisë, por ka listuar, sipas tij, të arriturat e deri tanishme.
Rrahmani tha se sistemi i informimit shëndetësor është me i rëndësishëm se sa vet sigurimet shëndetësore.
Ministri tha se pas mbledhjes së premiumeve që do t’i kenë qytetarët, janë sistemi i barnave jashtë spitalore.
Ai tha se deri në fund të marsit do ta dinë se sa është mundësia e mbulimit të barnave jashtë spitalore për qytetarët.
Rrahmani ka dhënë edhe informacione rreth sistemit të informimit shëndetësor duke thënë se është nxjerr strategjia e SISH-it 2010-2020, ku për t’u implementuar kjo duhen 17 milionë euro, ndërsa, deri tash janë investuar diku 6 milionë euro. Po ashtu pritet të investohen edhe rreth 6 milionë tjera, për t’u shtrirë rrjeti i SISH-it.
Ai tha se në fillim ka pasur probleme në implementimin e strategjisë së SISH-it.
Rrahmani tha se të gjitha përgatitjet do të kryhen dhe në fillim të muajit korrik do të fillon mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore.
© KOHA