Policia ka arrestuar një burrë në Gjakovë për shkak se me datën 25.08.2020 kishte shkuar tek banesa e babait dhe motrës së tij, ndaj të cilëve kishte ushtruar dhunë fizike dhe më pas ishte larguar nga ai lokacion.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.