Ka 18 vjet që Michelle Lyon ka parë qindra ekzekutime në Texas. Texasi, përndryshe njihet si vendi që ka kryer më së shumti ekzekutime në SHBA.
Ajo tregon se si kanë lënë efekt këto vrasje në jetën e saj, por se është diçka që ia kërkon puna ta bëjë. Lyon, ka më shumë se 12 vjet që punon si gazetare, dhe zëdhënëse në Departamentin e Drejtësisë Penale në Texas, dhe si pjesë e punës së saj, ajo duhet të dëshmoj për çdo ekzekutim të kryer në Texas, transmeton Koha.net.
Mes viteve 2000 e 2012, Lyon ka parë pothuajse 300 burra e gra duke u ekzekutuar.
Për ekzekutimin e parë që ajo kishte parë, kishte raportuar kur ishte vetëm 22 vjeçare. Vrasjen e parë e kishte parë në një burg, ku dy burra ishin vrarë me çekiç.
“Isha e re dhe e guximshme. Më dukeshin dënime të përshtatshme për krime të caktuara që X personat kishin kryer. U dhashë shumë mendime emocioneve të mia që i kisha vënë në lojë. Gjithçka për mua ishte bardhë e zi”, ka thënë ajo, përcjell BBC.
Që nga viti 1924, çdo ekzekutim në shtet ka ndodhur në një qytet të vogël në lindje të Texasit, Huntsville. Aty janë shtatë burgje, përfshirë edhe një ndërtesë që strehon njerëzit në dhomën e vdekjes.