Një ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi apatinë e organeve të Policisë lidhur me një kërcënim që i ishtë bërë kryetarit të grupit të punës për organizimin e strukturave të qarkut Gjirokastër, Florian Xhuti.
Ky i fundit ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur. “Rreth orës 22.00 rrugës në pjesën e Mallakastrës një makinë më afrohet dhe më del paralel me mjetin që unë drejtoja…Pasagjeri iu afrua mjetit tim dhe më pyet me atë dielektin e tyre “ Si e ke emrin ti? Florian i them, përse? Më afrohet akoma më shumë dhe duke më nxjerrë pistoletën më thotë: “Po ti mor, të q…r…, vjen na shan ne në shtëpinë tonë?”. Ndërkohë që, ky djali rreth 35 vjeç, më thotë kështu, drejtuesi i mjetit tjetër i thotë: “Zbrite poshtë, shkër…” … Por cilave deklarata i referohet, Florian Xhuti? “ Në mbledhjet që unë kam zhvilluar në Tepelenë, normalisht, kam mbajtur qëndrime politike. Në Tepelenë, rikthehesha pas takimeve që zhvillova për përgatitjen e protestës së 27 janarit që opozita zhvilloi në Tiranë. Në qëndër të deklaratave që unë kam mbajtur në Tepelenë, kanë qënë akuzat për ish-ministrin Saimir Tahiri. Mbaj mend të kem thënë se,”Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin, në vend që t’ia dorëzojë atë drejtësisë. Nuk pranion ti heqë imunitetin por bën sikur ia heq, duke e bllokuar në Parlament. Këta gjejnë hajdutët e pasqyrave të makinave, si ka mundësi që iu ikin tre ish-drejtuesit e Policisë në arrati” , thotë Florian Xhuti në një intervistë për gazetën “Panorama”.