Ragip Jashari, që luftoi krah Ademit e Hamzës, në vitin 2021 pati rrëfyer ekskluzivisht për Klan Kosovën, momentin e parë kur filloi rrethimi i familjes Jashari.
Ai kujtonte orët e para të 5 marsit, kur bashkë me Hamzën po e shijonte kafen e mëngjesit, kur kuptuan që serbët kanë filluar të vijnë drejt tyre.
Ish-ushtari i mbante mend mirë edhe fjalët e komandantit legjendar kur nisi lufta në Prekaz, përcjell Klankosova.tv.
Sipas tij, komandanti u kishte thënë familjarëve e ushtarëve të tij se kishte ardhur koha për t’i treguar Serbisë si luftohet për atdhe.
Por, krahas plumbave që shkrepnin në të gjitha anët, të kullat e Jasharëve jehonte edhe kënga.
“Shqipërinë dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”, ishte kënga që u jepte kurajo për luftë ushtarëve të komandanti legjendar, Adem Jashari.
Më poshtë mund të ndiqni storjen e përgatitur nga Klan Kosova më 05.03.2021: