Rrëfimi i gazetares amerikane: Më është kërkuar ta heqë shaminë për televizion

Aktivistja dhe gazetarja e njohur, Noor Tagouri, ka treguar se asaj i është kërkuar që të hiqte hixhabin(shaminë) sa herë kishte shfaqje televizive.

Këtë rrëfim ajo e ka bërë në një intervistë, duke treguar edhe për ngatërrimin që asaj i ka bërë revista Vogue, me një aktore pakestineze që ka emrin e njëjtë.

“Kam pasë një eksperiencë kur isha duke punuar në televizion ku njerëzit më thonin: A mund ta heqësh shaminë kur je në transmetim?”.

Ndërkohë në anën tjetër, aktorja, Noor Bukhari, thotë se është jashtëzakonisht e lënduar me ngatërresën që është bërë nga revista.

“Jam me zemër të thyer” ka thënë Boukhari.

Por Noor Tgouri ka treguar se kjo nuk është hera e parë që ngatërrohet në publikime mediale.

‘Emri im është Noor Tagouri. Jam gazetare dhe aktiviste. Jam ngatërruar shumë herë nëpër publikime të mediave, deri në atë  pik që jeta ime është vënë në rrezik. Unë kurrë nuk e kam pritur një gjë të tillë nga publikimet”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme