Shumë histori të jashtëzakonshme për luftën dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dëgjuar ndër vite, e një ndër to, e ka rrëfyer Kushtrim Duraku, i cili në moshën 14 vjeçare i ishte bashkuar radhëve të UÇK-së në Zonën e Drenicës, duke qëndruar deri në fund të luftës deri në ditët e lirisë, me armë në dorë, duke luftuar krah shumë shokëve të cilët sot janë dëshmorë.
Nga fshati i lindjes së njërit nga themeluesit, më vonë përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, vjen edhe një histori tjetër e jashtëzakonshme e ushtrisë që e solli lirinë dhe shtetin, Republikën e Kosovës.
Për shkak të historikut të familjes nga ku e kishte gjetur frymëzimin, Kushtrim Duraku, si 14 vjeçar ishte frymëzuar dhe i ishte bashkuar radhëve të UÇK-së.



