Rrëfimi i njeriut që e pati komandant Mlladiqin: “Më tha shqiptarët e kanë mbjellë farën e keqe”

Skender Shatri, ish-ushtari i Armatës së Jugosllavisë, ka treguar për periudhën e viteve të 80-ta kur ai kishte komandant të kazermës Ratko Mlladiqin, të dënuarin me burg të përjetshëm nga Haga për vrasjen e mbi 8 mijë njerëzve në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës.

Ai në Sytë Shtatë ka thënë se Mlladiq në takimin e tij të parë me të i kishte thënë se ‘shqiptarët në Kosovë e kanë mbjellë farën e keqe’.

“Mlladiqin e kam njohur në periudhën kur kam qenë në shërbim ushtarak në Ohër të Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 1985. Prej asaj kohe e mbajë mend rreth gjashtë muaj ka qenë aty dhe ka shkuar tjetër kund për shërbim. Mlladiqi në atë kohë ka qenë nënkolonel me gradë, ka qenë oficer, gjegjësisht komandant i kazermës ushtarake në Ohër, në kuadër të zonës së Shkupit”.

“Me rastin e shkuarjes në shërbim ushtarak, unë thirrem në bisedë informative tek komandati i kazermës, të cilin nuk e njihja atë kohë kush ishte. Hyra në zyrë kisha filluar prezentimin tim, filluan pyetjet nga Mlladiqi, unë kërkova një përkthyes që të më përkthejë, sepse nuk e njihja mirë gjuhën. Filloi biseda me të përkthyesi nuk mu lejua, fliste serbisht nga pak e kam kuptuar por jo aq mirë. Ai thotë se gjatë tërë kohës ‘ju këtu do të jeni në shërbim ushtarak’ dhe se ata do të mësojnë se edhe sa dhëmb në gojë i kemi”.

“Ai më pyeste se a e kisha të vrarë ndonjë familjar gjatë Luftë së Dytë Botërore, ai më tregoi se i kishte të vrarë nëntë anëtarë të të familjes. Po ashtu më tha ‘Ju në Kosovë e keni mbjellë farën e keqe’. do të thotë për në atë kohë. Më pas përfundova këtë takim me të dikur për një orë”.

Shatri ka deklaruar se ai vërehej në pamje se ishte një oficer agresiv, njofton Klankosova.tv.

“Me urdhër të tij ka qenë i ndaluar shoqërimi i më shumë se katër apo pesë personave shqiptarë nëpër kazermë ose në qytet dhe kudo që të jetë. Në sytë tij e kam vërejtur së ishte një oficer shumë agresiv në pamjen e tij në fizikun e tij shihej, kur na takonte në kazermë na mbante ligjërata, në një moment tha se e kam një djalë, dhe se djali tij ishte i regjistruar si qytetarë jugosllav dhe se ai vet ishte serb”, ka thënë Shatri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme