Rrëfimi i prindërve për djalin që iu vra në Betejën e Mateçit: Iljasau ëndërronte të binte dëshmor (Video)

Çdo fshat i Karadakut të Kumanovës ka histori specifike. Është unik në vete, shkruan News-TV.

Megjithatë, kanë një pikë të përbashkët. Që të gjitha i bashkon historia e shkruar me shkronja ngjyrë gjaku. Në konfliktin e vitit 2001 mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ushtrisë e policisë maqedonase në fshatin Mateç të komunës së Likovës ra dëshmor, ushtari i lirisë, Iljasa Memedi.

Pikërisht, një betejë e lavdishme e ka sjell ekipin e News-TV në Mateç. Një trim i rrallë, për të cilin dëshmojnë edhe gurët e fshatit. Prindërit e kujtojnë me mall, me krenari flasin për guximin e tij.

Koinçidenca e datëlindjes së Iljasaut, me nipin e lindur në të njëjtën ditë, 16 prill, familjes i ka dhënë emocione ndryshe. Tamam një simbol i asaj se jeta ka dy anët e medaljes.

Një rrugë mbanë emrin e trimit nga Mateçi. Për këtë janë kujdesur Komuna e Likovës dhe prijësi i saj Erkan Arifi.

Vëllai i tij do të tregoj për ndjenjën se si e përjeton sa herë që sheh emrin e vëllait të tij.

Lufta, thonë, është sikur dashuria, gjithmonë e gjenë rrugën. Më 2001 kishte gjetur rrugën në Karadakun e Kumanovës për t’i dhënë fund padrejtësive ndaj shiptarëve.

Lufta është e heronjve, atë e bëjnë heronjtë- veprat e tyre janë argumentet e gjalla për luftën.

Andaj edhe i kujtojmë dhe i lavdërojmë, që guximi i tyre të bëhet mësim për ne dhe gjeneratat që vijnë pas.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme