Rrëfimi i të riut që po i tregon botës dëshmitë për krimet serbe në Kosovë

Esat Shala ka koleksionuar rreth 2500 kaseta me regjistrime nga lufta e fundit në Kosovë. Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se e tërë iniciativa e tij ka filluar pas angazhimit të familjes së tij në luftën e fundit në Kosovë.

“Babanë e kam pasur të burgosur politik. Poashtu edhe axhën e kam pasur të zhdukur. Kemi dhënë kontribut si familje. Edhe gjatë viteve 99` thuajse e gjithë familja u veshëm me uniformë. Xhaxhai ra pra Hafir Shala. Edhe motra u vra së bashku me të fejuarin e saj. Kemi menduar që shteti do të punojë për këto krime”, deklaroi ai.

 E mbledhjen e këtyre kasetave, Shala tha se e ka filluar qysh nga mosha 15-vjeçare.
“Unë kam filluar që të shikojë video. Kam parë xhirime të mediave të huaja. Nuk ua kam kthyer kurrë shpinën atyre. I kemi afër 2500 kaseta të formateve të ndrysghme që i kemi. Kam filluar që t’i i mbledh qysh kur kam qenë 15 ose 16-vjeçar”, ka thënë më tutje ai.

Shala poashtu deklaroi se gjatë kohës kur ai nuk është në shtëpi, ato kaseta i ruan dikush tjetër.

“Janë incizime shumë të rëndësishme. Nuk i la asnjëherë vetëm. Frikësohem se humbin. Janë dëshmi të rëndësishme që mund ta godasin fuqishëm shtetin serbë. Përderisa ne i ruajmë këto materiale, konsiderojmë që janë të rëndësishme dhe që nuk rrezikojmë që t’i humbasim. Rrezikohemi normal nga Serbia sepse ata janë që kanë kryer krime në Kosovë. Deri sot këto incizime nuk janë shfaqur”, ka thënë Shala.

“Unë do të jem pjesë e Institutit për krime lufte me këto dëshmi që unë i kam. Nuk do të ndalem së grumbulluari këto dëshmi për krimet që i kanë bërë serbët në Kosovë. Në kohën e lirë do të merrem me to”, ka thënë ai.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme