Rrëfimi i zyrtarit të LDK-së: Na dhanë urdhër që të mos e pëkrahim Vjosa Osmanin

Naser Arifi nga dega e LDK-së, Dobërçanit të Gjilanit, ka shënuar në Facebook duke komentuar një pjesë të tubimit qendror të LDK-së në këtë qytet.

Sipas Arifit gjatë atij tubimit të LDK-së në Gjilan, ka pasur sjellje të poshtërimit ndaj tij dhe nëndegës së Dobërçanit.

Ai më tej ka treguar se gjatë atij tubimi iu ishte dhënë urdhër të mos e përkrahin Vjosa Osmanin.

Shënimi i plotë:

Miq e shokë te respektuar, dua te ndaj me ju vetem nje pjese te tentimit me me poshtru mua dhe nendegen e Dobërçanit, ne tubimin qendrore te LDK ne Gjilan.

Kur hyri kjo zonje Vjosa Osmani-Sadriu ne salle te gjitha salla u entuziasmua edhe perkunder qe ne aktivistet kishim urdher mos rreh shuplake. Une me nendegen teme u perkujdesem qe kesaj zonje te madhe ti bejme vendin e merituar.
E pashe qe protokolli nga prishtina, me ndihmen e disa servileve, kesaj zonje i kishin rezervu nje vend ku nuk mund as ta shihnin ata qe kishin ardhe me pa, reagova une dhe kryesia e nendeges me vendosmeri, duke e mbrojte nderin e Gjilanit dhe jemi krenare qe arritem ta respektojme kete zonje ashtu si e meriton, ne kete rast deshiroj ta falenderoj Qahil Halili, i cili ne kete situate te veshtire na perkrahu dhe dolem te gjithe me faqe te bardh edhe ne edhe Qahili, ata qe urdheruan kete marifet ta mbajne ne ndergjegjien e tyre.
Bile edhe ne shtab ka pas nga ata servila qe kan fol kunder meje dhe veprimit tem duke dashte me u ba sa ma shume servil e duke u ligave para kryetarit. Edhe ne kete rast dua te cek se Qahil Halili e ka mbrojte nderin e drejtesine.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme