10 vjeçari, Jahkil Jackson përkujdeset që prindërit e tij të marrin gjithherë me vete në makinat e tyre disa ‘çanta të bekuara’ – pako të mbushura me çorapë, ushqim për të pastrehët dhe gjësende të nevojshme për banjë – transmeton Periskopi.
Nëna e tij, Natae Jackson tregon se si djali i tyre zemërohet me ta, nëse ata nuk e bëjnë një gjë të tillë.
“Ai na bërtet, nëse nuk e bëjmë”, rrëfen ajo.
“Unë u bërtas atyre nëse ata nuk i marrin ato çanta me vete. Ne duhet t’ua japim çantat të pastrehëve”, thotë 10 vjeçari.
Jahkil kishte qenë pjesë e një misioni humanitar, i cili i ndihmonte burrat, gratë dhe fëmijët e pastrehë.
Ai u shpërndante supë njerëzve në kamp, pavarësisht që ishte vetëm 5 vjeçar.
“Kjo gjë ndikoi që ai sot të bëhet i tillë. Në momentin që ai sheh dikë të pastrehë, ndalet dhe nuk heq dorë derisa arrin ta kuptojë se si u bë që ai person të mbetet i pastrehë”, tregon nëna e tij.
Jackson dhe burri i saj, Jamiel, e dinin se duhej ta ndihmonin fëmijën e tyre të vetëm, 10 vjeçarin Jahkil.
Kështu ata vendosën të bëjnë diçka krejtësisht ndryshe.
“Ai do t’ua blej nga një shtëpi të gjithëve”, rrëfen nëna e tij.
Një mënyrë reale për të bërë ndryshim.
‘Thesaret’ e 10 vjeçarit u përshtaten faturave. Me ndihmën e shokëve të klasës, miqve, gjyshes së tij dhe prindërve, Jahkil ka arritur që deri më tani të shpërndajë tre mijë çanta të tilla.
Kjo punë e tij u mirëprit nga të gjithë.
Falë këtij angazhimi, Jahkil më 2017 arriti ta fitojë një nga çmimet “Gloria Barron”, që u ndahen 25 të rinjve që kanë bërë ndryshime pozitive në botë.
10 vjeçari thotë se ishte jashtëzakonisht i lumtur kur mori vesh se një nga çmimet i takon atij.
Fituesit e këtyre çmimeve fitojnë edhe 5 mijë dollarë, të cilat i investojnë në punët që ata bëjnë.
Jahkil i investoi ato në projektin “Unë jam” të një organizate jofitimprurëse, që do t’i ndihmojë atij në organizimin e një ngjarje për të mbledhur sa më shumë para për ‘çantat e bekimit’ që i shpërndan 10 vjeçari.
Po ashtu, Jahkil është ambasador i ri në Aleancën “Heartland”, një organizatë ndërkombëtare që punon për të lehtësuar varfërinë në botë dhe t’i inkurajojë të rinjtë që t’i shërbejnë komunitetit të tyre përmes punës vullnetare.
“Unë dua ta krijojë një bindje se njerëzit e pastrehë nuk janë të panjohur”, rrëfen Jahkil.
“Unë mendoj se shumica e njerëzve nuk i njohin personat e pastrehë fare. Edhe të pastrehët janë njerëz. Të gjithë duhet ta dinë këtë”, thotë ai tutje.
10 vjeçari tregon se çfarë i thonë të pastrehët kur ai ua jep çantat atyre.
“Ata zakonisht më thonë faleminderit apo zoti të bekoftë. Vazhdo bëje këtë që po e bën tani. Mos u bë njeri i keq”, tregon ai.
Kur nuk i ndihmon të pastrehët, Jahkil luan basketboll, vallëzon apo realizon aksione të ndryshme në klasën e tij.
Dëshiron që të bëhen pronar i NBA’së kur të rritet, transmeton Periskopi.
“Kur do që unë flas me fëmijët e tjerë, u them atyre. Ju keni nevojë të prisni deri sa të rriteni për të qenë njeri i mirë. Atë mund ta bëni edhe tani”, tregon krejt në fund 10 vjeçari.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shpërndarë në llogarinë e tij në ‘Twitter’ artikullin për Jahkilin, të cilën e ka cilësuar si storie suksesi të vitit 2017./Periskopi