Rreth 150 autobusë me serbë nisen nga Beogradi për në Kosovë

Zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë janë duke shkuar mirë, me pak parregullsi të raportuara deri në këto momente.

Mirëpo, “Koha Ditore” merr vesh se incidente mund të ketë në pjesën veriore të Kosovës, atje ku është e koncentruar popullata serbe.

Kjo pasi sipas burimeve, nga Beogradi janë nisur rreth 150 autobusë me serbë të cilët pretendojnë të votojnë në këto zgjedhje.

Sipas raportimeve të ditëve të fundit, Beogradi është i interesuar që ta shtyjë përpara Listën Serbe dhe ka bërë thirrje që ky subjekt politik të votohet.

Serbët në Kosovë kanë regjistruar parti e lista të ndryshme, ndërsa marrin pjesë në zgjedhje me 6 sosh.

Incidente ka pasur gjatë ditëve të fundit mes partisë së porsaformuar të ish-liderit të Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, Partia e Serbëve të Kosovës, dhe aktivistëve të Listës.

Mësohet se 5 autobusë nga ky kontingjent tashmë veçse kanë arritur në Pasjan, fshat në komunën e Parteshit.

Po ashtu mësohet se presionet nga Qeveria e Serbisë po vazhdojnë në drejtim të serbëve të Kosovës në mënyrë që të votohet Lista Serbe.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme