Afro 220 kg kanabis sativa janë sekuestruar gjatë dy operacioneve në Korçë dhe në Himarë, kurse gjashtë persona janë vendosur në pranga, bën të ditur abcnews.al.
Në Vlorë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe të arrestuar janë Nikolla Gërdhuqi, 31 vjeç, nga Piluri, dhe Moisi Mëhillaj, 42 vjeç, nga Kuçi i Himarës. Një pjesë e drogës është kapur brenda në benzin e njërit prej të arrestuarve, duke u transportuar në drejtim të Vlorës, kurse një pjesë tjetër në shtëpinë e Nikolla Gërdhuqit.
Kurse në Korçë 121 kg kanabis sativa u gjet në pyllin e fshatit Vidohovë dhe për këtë ngarkesë u arrestuan katër persona nga fshati Miras. Të gjithë këta persona janë të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.