Shifra e të vdekurve nga një sulm vetëvrasës me bombë në provincën Nangarhar të Afganistanit ka arritur në 36.
Najibullah Kamawal, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë, tha se 65 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që kishe cak luftëtarët që po festonin Fitër Bajramin.
Attaullah Khogyani, zëdhënës nga kjo provincë, i tha Radios Evropa e Lirë së disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me Shtetin Islamik, deklaroi se grupi ekstremist IS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Provinca Nangarhar është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik.