Në Kosovë për herë të parë është organizuar konferenca e Ndërtimit e emëruar “CONRECON Prishtina 2018”.
Konferenca e cila është organizuar nga Media Ndërtimi, ka për qëllimi diskutimin e problemeve të shumta në fushën ndërtimit.
Drejtori i Media Ndërtimi Valon Vataj ka thënë se ka probleme të mëdha në fushën e ndërtimit dhe sipas tij, konferenca ka për qëllim të zgjidhë edhe problemet e mjedisit të cilat shkaktohen nga ndërtimi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se Prishtina është shndërruar në një qytet të Ballkanit në fushën e ndërtimit. Sipas tij, edhe pse shumë flitet për ndërtim, por ende ka probleme në këtë fushë.
Selim Pacolli nënkryetar i Prishtinës ka thënë se të gjithë janë dëshmitarë se si është ndërtuar Prishtina, e që sipas tij ajo është ndërtuar për 200 mijë banorë, kurse sot ka mbi 500 mijë banorë.
Por, sipas tij, është duke u punuar që të ndalohen ndërtimet pa leje dhe të ndërpriten ndërtimet e egra. Ndryshe, Prishtina është përballur me ndërtime pa leje dhe sot në kryeqytet janë 46 mijë ndërtime pa leje.
Në këtë konferencë u përmend se në këtë sektor ka edhe vdekje tragjike, ku dje ka humbur jetën një punëtor në Prishtinë, i cili ishte duke punuar në një objekt të lartë, dhe ka rënë prej katit shtatë.