Rreth 4700 ha të përmbytura në zonën e Shkodrës

Bashkia e Shkodrës njoftoi këtë të mërkurë se në njësitë administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4698 ha.

Në Dajç 1550 ha janë të përmbytura dhe janë të rrethuara nga uji më shumë se 220 shtëpi, në Anën e Malit janë përmbytur 1300 ha dhe janë të rrethuar nga uji 150 banesa. Rritje të sipërfaqes me ujë ka edhe në Bërdicë, mbi 1280 ha tokë e përmbytur dhe janë rrethuar 60 shtëpi, në Velipojë dhe në rrethina janë mbi 40 shtëpi të rrethuara nga uji, bën të ditur abcnews.al. Në zonën e Livadheve situata ka nisur të përmirësohet, pasi uji është tërhequr, por sipas Bashkisë në shumë shtëpi ka prezencë të tij. Në zonat malore vazhdon të ketë gërryerje të tokës, si p.sh në Vukatanë.

Bashkia e Shkodrës ka përsëritur kërkesën për të shpallur gjendjen e emergjencës civile në këto njësi, pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Përgjegjës për situatën Bashkia e Shkodrës bën shkarkimet e mëdha nga kaskada e Drinit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme