Rreth vendimit të Qeverisë për nisjen e procedurës së shkarkimit ka reaguar kryeprokurori Kocevski

Rreth vendimit të Qeverisë për nisjen e procedurës së shkarkimit ka reaguar kryeprokurori Kocevski. Në një deklaratë me shkrim Kocevski thotë se emërimi i udhëheqësit të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, është bërë në mënyrë ligjore. Sipas tij nuk bëhet fjalë për emërimin e ushtruesit të detyrës por vetëm të një udhëheqësi të përkohshëm. “Dua të theksoj se nuk është hera e parë që veprohet në këtë mënyrë dhe prioritet në këtë rast ishte caktimi i një udhëheqësi të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, i cili do të garantonte punën e paanshme, profesionale dhe objektive të prokurorisë deri në përfundimin e procedurës disiplinore për prokurorin Hajrullahi. Sqaroj se nuk bëhet fjalë për emërimin e ushtruesit të detyrës së prokurorit të lartë publik, por për caktimin e një udhëheqësi të përkohshëm të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup. Sipas kësaj, besoj se veprimet e mia në këtë rast, si dhe në gjithë punën time, janë në përputhje me ligjin, me qëllim të sigurimit të funksionimit të pandërprerë dhe të ligjshëm të prokurorisë publike dhe mbrojtjes së interesit publik”, theksohet në deklaratën me shkrim të kryeprokurorit Kocevski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme