‘Rrethi vicioz’ i botës së krimit, 100 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen! Si e refuzoi Dumani ofertën e Ervis Martinajt

Një ndër emrat më të rëndësishëm të botës kriminale, Nuredin Dumani, u vu në pranga pas atentatit në Papër të Elbasanit ka zbërthyer një ‘rrjetë’ me persona të rrezikshëm për SPAK.
Lajmin e dha për mediat vetë SPAK duke evidentuar 18 emra personash me precedent penal.

Gazeta Shqiptare solli disa nga zbardhjet e disa prej vrasjeve të cilat dy të penduarit, Nuredin Dumani dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxhaj rrëfyen përpara rendit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje nga i penduari i drejtësisë, njëkohësisht një ndër personat më të kërkuar të kriminalistikës në vendin tonë, Nuredin Dumanit.
Sipas të dhënave, mësohet se Dumanit, i janë ofruar plot 100 mijë euro për të ekzekutuar Endrit Doklen, i njohur për rendin si person me precedent penal mjaft të lartë.

“Porosia”, Nuredin Dumanit i erdhi nga Ervis Martinaj, një kërkesë kjo e refuzuar nga Dumani.

Sakaq, për Dumanin kjo nuk ka qenë “porosia” e vetme që iu desh të refuzonte.

I futur në ‘një rreth vicioz’ të së ashtuquajturës, bota e errët e krimit, Dumanit iu kërkua nga Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit. Tentativat për ta bërë ekzekutor sipas dëshmisë së Dumanit kanë qenë edhe nga Suel Çela i cili ka kërkuar që të eliminojë një biznesmen.

Një tjetër detaj tronditës i cili nxori në dritë një tjetër ngjarje makabër ishte edhe vrasja e Fatmire Dodës, viktimës e cila u vra në Golem në vitin 2013 në rrethana tragjike. Fatmira Dede ishte e ëma e 33-vjeçarit Ervis Dede një krim ky ende i pazbardhur, i vrarë 15 muaj përpara se të vritej e ëma.

Dosja e SPAK zbardhi pikërisht këtë çështje nga dëshmia e Dumanit duke lënë si të akuzuar për vrasjen Fatmira Dedes, të shumëkërkuarin Talo Çela ndonëse në kërkim është edhe Festim Çoli.

Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit  dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.

Me sa duket ka qenë pikërisht dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që ka zbërthyer botën e nëndheshme të krimit në Shqipëri që solli sot një megaoperacion për goditjen e 8 grupeve kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme