Rreziku për krizë energjetike nuk ka kaluar, Gjukaj: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë

Pavarësisht se të gjithë banorët kanë pranuar shpronësimin e tokave të 52 hektarëve në Hade dhe Shipitullë të Obiliqit rreziku për kolaps energjetik ende nuk ka kaluar.

Ndalimi i ekskavatorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), para 15 muajve ka bërë që rezervat e kësaj korporate me thëngjill të jenë drejt fundin.
Largimi i dheut dhe hapja e minierës së re do t’i merr kohë KEK-ut së paku gjashtë muaj.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për kompaninë që e drejton.

“Në ditën e startimit për heqjen e dheut duhet së paku edhe gjashtë muaj për të zbuluar rezerva të reja të qymyrit, që nënkupton të kemi aktivitet të plotë minerar për marrjen e qymyrit. Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për shkak të situatës së krijuar, sidomos në dy vitet e fundit me shpenzimin e rezervave të qymyrit”, ka thënë Gjukaj.

Ai ka treguar se aktualisht KEK-u është duke punuar vetëm me dy njësi, një në Termocentrali “Kosova A” dhe një në Termocentrali “Kosova B”, të cilët së bashku prodhojnë rreth 450 megavat për orë energji elektrike.

Deklarimet e drejtorit menaxhues të KEK-ut rreth mundësisë së krizës energjetike mund t’i ndiqni nga minuta 7:30 e intervistës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme