Rrëzohen 2 aeroplanë në të njëjtën kohë, 4 të vdekur

Hetuesit federalë njoftojnë se dy aeroplanë janë rrëzuar rreth 600 milje larg njëri-tjetrit në Alaska, pothuajse në të njëjtën kohë, duke vrarë katër persona.
KTUU-TV raporton se Bordi i Sigurisë i Transportit Kombëtar ka thënë se dy persona vdiqën dhe një tjetër u lëndua kur aeroplani “Piper PA-30” u rrëzua nëntë milje në jugperëndim të Haines, rreth orës 11.00, transmeton Express.

Personi i lënduar është dërguar me helikopter në spital për trajtim.

Autoritetet thonë se dëshmitarët e rastit e kanë parë aeroplanin dymotorësh duke u rrëzuar pak pasi që ishte ngritur.

Ndërkohë, Fairbanks Daily News-Miner raporton se dy person vdiqën kur aeroplani njëmotorësh “Arctic Aircraft S-1B2” u rrëzua në lindje të Fairbanks, po ashtu rreth orës 11.00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme