Një avion me 81 pasagjerë ne bord dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit dyshohet të jetë përfshirë në një aksident të rëndë ajror në Rionegro të Kolumbisë, shkruan Top Channel.

Pilotët kërkuan ndihmë nga kulla e emergjencës në zonën e La Keha. Avioni ishte nisur nga aeroporti Viru i Bolivisë. Rreth 6 persona mendohet t’i kenë mbijetuar kësaj tragjedie.

Në mesin e personave në bord ndodheshin edhe lojtarë të skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense, për të cilët tashmë në rrjet po qarkullon edhe një video e çasteve para nisjes në aeroport. Kjo skuadra po udhëtontë në Kolumbi për t’u ndeshur me Atletico Nacional në finalen e Kupës së Amerikës Latine.

Imazhet satelitore tregojnë reshje intensive dhe stuhi në zonën ku dyshohet se është rrëzuar avioni.

Mendohet se moti i keq ka qenë edhe shkaku i këtij aksidenti.