Rrëzohet avioni privat në Honduras, shpëton ekuipazhi

Një avion privat u rrëzua në fund të pistës së aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Hondurasit, pasditen e sotme, por ekuipazhi dhe udhëtarët u shpëtuan dhe thuhet se ishin jashtë rrezikut, sipas agjencisë së menaxhimit të emergjencave, në këtë vend.

Fotot e postuara nga agjencia tregojnë një dymotorësh të bardhë ‘Gulfstream 200 jet’ që u shfaq i rrëzuar dhe i shkatërruar në pjesën qendrore.

Agjencia e fluturimeve raportoi se avioni ishte nisur nga Austini i Teksasit, me destinacion Hondurasin, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti janë ende të pazbardhura.

Aeroporti i Tegucigalpa ka qenë prej kohësh i njohur si një nga më të vështirët, i rrethuar nga malet dhe zonat rezidenciale, çka ka sjellë vazhdimisht ankesa nga pilotët.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme