Rrëzohet minarja e xhamisë në Deçan (Foto)

Nga erërat e forta është rrëzuar minarja e një xhamie në Deçan.

Bëhet fjalë për xhaminë e vjetër të qytetit, por e cila pas luftës së fundit në Kosovë ishte renovuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka treguar për Klan Kosovën se, përveç dëmeve materiale në këtë rast të lënduar nuk ka.

Minarja e xhamisë është rrëzuar kah drejtimi i rrugës, prandaj në rrugën “Mehmet Uka” është bllokuar për një kohë qarkullimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme