Rrëzohet nga shkallët teksa po punonte në rafinerinë e naftës, 51 vjeçari përfundon në spital

Një 51 vjeçar është rrëzuar nga shkallët, teksa po punonte në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë të Fierit.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme, e bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.Rr., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme