Rriten tensionet në mes të pandemisë/ Kina acaron situatën me SHBA, qëllon me katër raketa një…

Pekini qëlloi me raketa në ujërat e debatuara në Detin e Kinës së Jugut, duke përshkallëzuar tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mes sanksioneve amerikane që synojnë ndëshkimin e kompanive që ndihmuan në forcimin e militarizmit të vazhdueshëm të Kinës në rajon.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës të enjten se Ushtria Popullore Çlirimtare qëlloi me katër raketa balistike me rreze të mesme nga Kina kontinentale në një zonë të Detit të Kinës së Jugut mes ishullit Hainan dhe ishujve Paracel.

Lëshimi i raketave të mërkurën erdhi mes manovrave të kohëve të fundit të ushtrisë kineze. Stërvitja në fjalë mbylli në mënyrë të njëanshme zona të mëdha të detit të kontestuar nga të tjerët. Vietnami ka protestuar ndaj provave ushtarake.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se manovrat e fundit ushtarake të Kinës flasin gjerësisht se si Ushtria Popullore Çlirimtare i shikon zonat e mbrojtura si të lira për rrugë tregtare nën ligjin ndërkombëtar.

Kapiteni i marinës, John Gay, zëdhënës i Flotës së Paqësorit, tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë 38 anije në rajonin e Indo-Paqësorit dhe do të vazhdojnë të monitorojnë aktivitetet, përfshi manovrat e fundit ushtarake të Kinës.

Lidhur me këtë, Pentagoni lëshoi një dekleratë të enjten e cila thoshte se veprimet e Kinës “bien në kontrast me premtimet e saj për të mos militarizuar Detin e Kinës së Jugut dhe janë në kontrast me vizionine Shteteve të Bashkuara për një rajon të lirë dhe të hapur të Indo-Paqësorit, në të cilin të gjitha vendet, të vogla apo të mëdha, janë të sigurta në sovranitetin e tyre, të lira nga shtrëngimi, dhe në gjendje të ndjekin rritjen ekonomike në përputhje me normat dhe rregullat e pranuara ndërkombëtare.”

“Republika Popullore e Kinës zgjodhi të përshkallëzojë aktivitetet e saj të manovrave ushtarake duke qëlluar me raketa balistike. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të mos ndërmarrin veprime ushtarake që mund të kërcënojnë lirinë e lundrimit dhe të përkeqësojnë mosmarrëveshjet në Detin e Kinës së Jugut”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Sekretari Mbrojtjes Mark Esper
Sekretari Mbrojtjes Mark Esper

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper ka paralamëruar se sistemi “i lirë dhe i hapur” i botës, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, është nën sulm nga ajo që ai e quan “sjellje e shkeljes së rregullave” nga Kina në rajonin e Indo-Paqësorit.

Zoti Esper foli në shtetin Hauai (Hawaii), strehë e Komandës së Indo-Paqësorit, para se të udhëtonte për në Guman dhe Palau për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Sekretari Esper e qaujti rajonin e Indo-Paqësorit “epiqendrën” e konkurrencës së fuqive të mëdha, duke u zotuar të mos tërhiqet “asnjë centimetër” ndaj vendeve që kërcënojnë liritë ndërkombëtare, duke vënë në shënjestër Kinën.

“Ushtria Popullore Çlirimtare vazhdon të ndjekë një plan agresiv modernizimi për të arritur një ushtri të klasit botëror deri nga mesi i shekullit”, tha zoti Esper. “Kjo padyshim që do të forcojë sjelljen provokuse të saj në Detin Jugorë dhe Lindor të Kinës dhe kudo që qveria kineze e konsideron kritike për interesat e saj.”

Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, tha për shtypin të enjten se Shtetet e Bashkuara kanë “vazhduar të provokojë tensione dhe nënvlerësojë sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”. Ai shtoi se marrëdhëniet aktuale diplomatike mes dy vendeve janë “dëmtuar rëndë”.

Kina ka bërë pretendime të gjera lidhur me Detin e Kinës së Jugut, duke krijuar një bazë ushtarake me armatime dhe avionë në ishujt artificialë të ndërtuar mbi shkëmbinjtë nënujorë dhe koralorë për të përforcuar pretendimet e saj territoriale, të cilat bien ndesh me pretendimet territoriale të vendeve të tjera.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kryejnë operacione të navigimit të lirë në Detin e Kinës së Jugut për të kundërshtuar pretendimet e Pekinit dhe nxitur kalimin e lirë përmes ujërave ndërkombëtare, që përdoren për rreth gjysmën e tonazhit të flotës tregtare, me vlerë prej rreth triliona dollarë çdo vit.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të mërkurën ndaj 24 kompanive kineze dhe disa njerëzve që dyshohen se morën pjesë në ndërtimin dhe militarizimin e ishujve artificialë të diskutueshëm në Detin e Kinës së Jugut.

Departamenti i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara u shpreh përmes një deklarate se kompanitë lujtën një “rol ndihmese për ushtrinë kineze” në ndërtimin e projektit. Në një deklaratë të veçantë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Uashingtoni po vendos kufizime të vizave për individët përgjegjës ose bashkëpunëtorë në projekt.

“Që nga viti 2013, Republika Popullore Kineze ka përdorur ndërmarrjet e saj shtetërore për të gërmuar dhe përvetësuar më shumë se 1,214 hektarë në zonat e debatuara në Detin e Kinës së Jugut, duke destabilizuar rajonin, duke shkelur të drejtat sovrane të fqinjëve të saj dhe shkaktuar dëme të shumta mjedisore”, tha zoti Pompeo.

Nga ana tjetër, zoti Esper u bëri thirrje aleatëve amerikanë në rajon që të shtojnë shpenzimet për mbrojtjen dhe të mbështeten më pak tek teknologjia kineze, “një dëm kolektiv për aleatët rajonalë”.

“Vazhdoj të inkurajoj të gjithë partnerët që mendojnë si ne që të shqyrtojnë me kujdes zgjedhjet e tyre lidhur me infrastrukturën e tyre të telekomunikacionit dhe të vlerësojnë rreziqet afatgjata dhe kolektive të përdorimit të kompanive që mbështeten nga qeveria kineze”, tha ai.

Gazetarja Nike Ching e Zërit të Amerikës kontribuoi në këtë raport.

VOA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme