Rritet buxheti për gratë e vajzat me kancer gjiri! Fond i posaçëm për paruket dhe protezat

Në buxhetin e 2025-ës do të ketë një fond të posaçëm për proteza dhe paruke për vajzat e gratë e prekura nga kanceri i gjirit në vendin tonë.


Ky vendim vjen pas kërkesave të vazhdueshme të këtyre pacienteve, të cilat përpos barrës së rëndë të sëmundjes, përballen çdo ditë me kostot e larta të parukave apo dhe protezave.

“Sivjet parashikuan një fond për të siguruar protezat e gjirit për ato gradë ka vajza që kanë indikacion, sepse jo të gjitha kanë indikacion që të vendosin protezën e gjirit pas kirurgjisë dhe për të ofruar parukat atyre grave që përballen me kimioterapi, që dihet që një nga efektet anësore është edhe rënia e flokut”, u shpreh Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Ajo shtoi se këto materiale do të jenë nën menaxhimin e Spitalit Onkologjik.

“Materialet do të menaxhohen nga Spitali Onkologjik. Protezat do t’i vendosin kirurgët se kur është momenti i përshtatshëm për t’i vendosur ato dhe po kështu, edhe parukat do të zgjidhen nga vetë gratë në përshtatje me tiparet e tyre”, tha Rakacolli.

Fondi që do të vihet në dispozicion për protezat dhe parukat ende është duke u shqyrtuar nga grupi i punës që është ngritur posaçërisht për këtë çështje. Deri tani është bërë me dije se materialet që do të përdoren në funksion të parukave dhe protezave do të jenë cilësore për t’u ofruar kështu pacienteve shërbim optimal.

Vlen të theksohet fakti se para miratimit të buxhetit për 2025-ën, PD-ja propozoi shtimin e fondit prej 600 mln lekësh që të përdorej për rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe parukat për gratë e diagnostikuara dhe në trajtim mjekësor ndaj kancerit të gjirit.

Gjithashtu, 9 deputete të PDsë kërkuan çeljen e një fondi të posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratorë në QSUT. Në propozim thuhej se ky fond parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen me qëllim funksionimin e pandërprerë të këtyre pajisjeve.

BUXHETI PËR SHËNDETËSINË

Për vitin 2025 synohet të rritet numri i grave dhe vajzave që përfitojnë nga shërbimet e depistimit të kancerit të gjirit me anë të mamografisë së lëvizshme, nga 5450 gra në 5550, me një kosto prej 10,000,000 lekë, me synim parandalimin e rasteve duke rritur depistimin për kancerin e gjirit kundrejt totalit të grave (grup-mosha 50- 60 vjecc) nga 20.3% në vitin 2024 në 30% në vitin 2027.

Në projektbuxhet thuhet se për vitin 2025 synohet të rritet numri i grave dhe vajzave që përfitojnë nga shërbimet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës nga 11000 gra në vitin 2024 në 13 000, me një kosto prej 28,500,000 lekë me synim uljen e vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës nga 2.5/100 000 në vitin 2024 në 2/100 000 në vitin 2027.

Do të intensifikohet puna me mjekët e familjes që të rritet ndërgjegjësimi për kontrollin periodik dhe njëkohësisht do të synohet të rritet numri i burrave të moshës 35- 70 vjeç që përdorin shërbimet e check-up për identifikimin në kohë të sëmundjeve etj.

POLITIKAT PRIORITARE TË ZHVILLIMIT TË SHËNDETËSISË PËR 2025:

  • Financimi i shërbimeve shëndetësore (parësore e spitalore).
  • Qëndrueshmëria dhe përmirësimi i situatës financiare të institucioneve shëndetësore e të mbrojtjes sociale, nëpërmjet përdorimit më efektivitet të burimeve të financimit, forcimit të kontrollit të shpenzimeve. Rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave e pajisjeve të rimbursueshme, ku do të mbështeten 400 mijë qytetarë me barna të rimbursueshme në përgjigje të trajtimit të sëmundjeve kronike dhe post-Covid.
  • Financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike e jopublike për të gjitha gratë dhe burrat e grupeve të ndryshme sociale.
  • Pagesa për kujdesin shëndetësor për të gjitha gratë dhe burrat e grupeve të ndryshme sociale, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara.
  • Kostoja e shërbimeve të reja shëndetësore, me synim ndryshimin e mënyrës së financimit të shërbimeve shëndetësore.
  • Financimi i shërbimit të kontrollit bazë mjekësor duke përfituar falas analiza dhe kontrolle periodike për 475 mijë qytetar në vit, gra dhe burra të grupeve të ndryshme sociale të moshës 35-70

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme