Rritet në 35.272 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 35.272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon me sulmet prej 223 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 4 masakra, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 39 palestinezë dhe janë plagosur 64 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 35.272 ndërsa i të plagosurve në 79.205.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme