Rritet në 37.347 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 37.347, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës prej 255 ditësh.

Ushtria izraelite ka kryer 2 “masakra” në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe nga këto sulme kanë humbur jetën 10 palestinezë ndërsa janë plagosur 73 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 37.347 ndërsa numri i të plagosurve në 85.372.

Në deklaratë thuhet se ende ka trupa nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme