Rritet në 50 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Afganistan

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në Kabul të Afganistanit, më shumë se 50 vetë kanë humbur jetën, kanë bërë të ditur tre zyrtarë qeveritarë.

Ndërsa një zëdhënës i ministrisë së Brendshme të Afganistanit, ka raportuar se më shumë se 70 persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi vdekjeprurës, shkruan Euronews.

“Një sulmues vetëvrasës ka aktivizuar një mjet shpërthyes brenda një salle ku disa dijetarë fetarë ishin mbledhur aty për të shënuar ditëlindjen e Profetit Muhamed”, ka thënë ai.

Deri më tani asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin tragjik që ndodhi në kryeqytetin e Afganistanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme