Ka shkuar në 2620 ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në Njësia Administrative Bushat ka pasur 370 ha tokë të përmbytur, ndërsa në Bërdicë 280 ha.
Në Njësinë Administrative Dajç, sipërfaqja e përmbytur është 785 ha.
Ndërsa më e madhe kjo sipërfaqe është në zonën e Anës së Malit, e cila shkon 1150 ha tokë pasi niveli i ujit është rritur.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në fshatin Obot, kalimi është bërë i mundur vetëm me varka.
Ndërsa bashkia Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Deri me tani, nuk prezence uji brenda ne banesa ne zonat e prekura.