Rritet numri i krimeve kibernetike në Kosovë, rrezikohen bizneset

Në Kosovë është rritur numri i krimeve kibernetike, e më të rrezikuarat mbesin bizneset.

Mesazhe kërcënuese nga hakerë, i kishin shkuar qeverisë franceze në rast se do të ekstradojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në Serbi, raporton KTV.

Përveç Anonymous Albania, si reflektim i marrëdhënieve të tensionuara Kosovë Serbi, një tjetër grup hakerësh, i njohur si WildClique, sulmuan një sërë ueb-faqesh nga shteti i Serbisë, duke u vendosur informata për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Është kjo një prej formave moderne të luftërave. Policia e Kosovës, vitin e kaluar për krime të kësaj natyre ka ngritur 18 kallëzime penale.

Njohësit e kësaj fushe, e shohin të nevojshme rritjen e masave të sigurisë, për parandalimin e sulmeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme