Rritet numri i të infektuarve në Klinikën e Shkupit, Taravari nga SHBA thotë se gjendja është në kontrollë

Rritet numri i rasteve të infektimit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Zëvendës ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se nga dje deri në sot janë paraqitur edhe 3 raste të reja të infektimit me simptoma të ngjashme, temperaturë e lartë dhe diarre. Megjithatë gjendja e të gjithë pacientëve të infektuar për momentin është stabile. Ndërkohë ekipet e ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer dezinfektim dhe deratizim në fshatin Simnicë. Dy banorë të këtij fshati ndërruan jetë brenda dy ditësh nga sëmundje e rëndë infektive. Viktimat 24 dhe 50 vjeç, të cilët kanë qenë babë e bir, nga spitali i Gostivarit në Klinikën e Shkupit kanë ardhur me simptome të temperaturës së lartë dhe diarre.

Ministri i Shëndetësisë i cili ndodhet në SHBA deklaroi se analiza për shkaqet e vdekjes së dy personave po bëhen në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Ai ka deklaruar se gjendja është në kontrollë./Sakte.net
https://www.facebook.com/zdravstvomk/videos/1526158267441357/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme