Rritet numri i të vdekurve pas sulmit terrorist në Jerusalem

Katër veta kanë vdekur në Jerusalem pasi një terrorist ka hyrë me kamion në mes të një grupi ushtarësh, njofton policia e Izraelit.

Sipas ekipeve mjekësore kanë mbetur të vdekura tre gra dhe një burrë, kurse edhe 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Është sulm terrorist, është sulm me kamion”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Izrael.

Më pas thuhet se një grup tjetër ushtarësh ka shtënë në sulmuesin, por që fillimisht nuk është mësuar nëse ai ka vdekur, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme