Rritet presioni ndaj Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

Në prag të samitit të shefave të shteteve apo të qeverive të BE-së, që zhvillohet sot e nesër në Bruksel, është rritur presioni që liderët të marrin vendim pozitiv për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Një tentim për t’u pajtuar për këtë dështoi të martën në Luksemburg, kur shtetet anëtare diskutuan në nivel të ministrave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zakonisht janë ministrat në Këshill ata që miratojnë vendimet e tilla e pastaj ai vendim vetëm konfirmohet nga shefat e shteteve në samit. Por kësaj radhe, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, beson se mund të ndodhë që në nivelin më të lartë të BE-së, pra në Këshillin Evropian, të arrihet ajo që nuk u realizua në takimin e ministrave.

Prandaj, ai edhe ka vendosur që në këtë samit të jetë në rend dite edhe zgjerimi i BE-së, më saktësisht nisja e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja këto shtete, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, i kanë përmbushur kushtet e kërkuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme