Inflacioni në vend ka kapur një tjetër rekord. Në muajin shtator, inflacioni arriti në 8.1 %, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998.
Kështu raporton Instituti i Statistikave, ndërsa shton se ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator, krahasuar me gushtn është 0,6%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,91% , pasuar nga grupi “Transporti” me 0,99%.
Krahasuar me muajin shtator 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 17,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9%, “Shërbimi arsimor” me 1,8%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,9% secili.
Burimi: INSTAT